Alibeaj i reagon Berishës: Demokratët braktisën atë dhe bandën e tij që donte gjakderdhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj ka publikuar një video, ndërsa thekson se Berisha me zë dhe figurë planifikoi dhunën në selinë e PD-së.

Sipas nënkryetarit demokrat, gjuha e përdorur nga Berisha mund të sillte edhe gjakderdhje në PD.

“Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD është Sali Berisha. Me zë dhe le figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmëruan publikisht se kundër demokrateve do të përdorej dhunë, madje mund te derdhej edhe gjak. Gjuha e urrejtjes se Sali Berishëes solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratet e kuptuan atë qarte, prandaj e dhe braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!” shkruan Alibeaj.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FEnkelejdAlibeaj%2Fvideos%2F276921844534441%2F&show_text=false&width=560&t=0

Share This Article