Alibeaj: Në 25 Prill i japim fund të keqes, puna në fshat do të shpërblehet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kordinatori politik i PD për qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj bisedoi me banorë të fshatit Vlosh në Roskovec.

Alibeaj theksoi se, ky realitet duhet të ndryshojë me votë më 25 prill, duke u bashkuar rreth ndryshimit pavarësisht bindjeve politike.

“Ka 8 vite që ekonomia dhe punët janë në vendnumëro. Një vend i bukur, pjellor, por që është shpopulluar i gjithi, siç ka ndodhur këtu. Kjo është dramë e madhe. Nuk është as vendnumëro, është kthim pas”, tha Alibeaj.

“25 prilli është dita që do të zgjidhë shumë gjëra. Që djemtë të mos ikin, që të rifillojë edhe njëherë mbështetja për bujqësinë, që prodhimi juaj të shitet”, shtoi Alibeaj.

“Zgjidhja është të bëhemi bashkë, pa asnjë lloj dallimi. T’i japim fund të keqes! Boll më me këta! Të fundit në punësim, por të parët në gjoba e në taksa. Në planin e Lulzim Bashës ka mbështetje për fshatin, që puna e bujqve, e blegtorëve të konvertohet në para”, theksoi Alibeaj. 

Share This Article