Alibeaj: Prokuroria nuk po heton krimin zgjedhor të 30 qershorit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike përmes një deklarate për shtyp të Enkelejd Alibeaj, hodhi akuza ndaj qeverisë për kontroll të Prokurorisë.

“Prokuroria është vënë nën kontrollin e Edi Ramës, e cila ka stopuar verifikimin e në të paktën 3 bashki të vendit të cilët ende qëndrojnë në detyrë për shkak të mosveprimit të prokurorisë”, deklaroi Alibeaj.

Sipas tij, me kontrollin e plotë mbi prokurorinë, Rama ka bllokuar çdo veprim të drejtësisë kundër atyre që blejnë vota, kundër kriminelëve që përdoren më zgjedhje, kundër komisionerëve që manipulojnë rezultatin për të mbajtur në këmbë pushtetin e korruptuar.

Prej më shumë se 3 muajsh, Partia Demokratike, vijoi Alibeaj, ka referuar në prokurori krimin shtetëror të 30 qershorit, rastet flagrante të blerjes së votave, presionit mbi administratën, shkeljen flagrante të ligjit nga komisionerët e të gjitha niveleve, manipulimin e votave, por organi i prokurorisë nuk ka bërë asnjë veprim.

“Hetimi i krimeve elektorale është një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por prokuroria hesht. Duke mos regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal që lidhet me zgjedhjet, se Prokuroria ka zhvlerësuar  edhe ODIHR-in, i cili thekson se ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit”, u shpreh ai./ATSH/

Share This Article