Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, për të diskutuar mbi kandidaturat që do të propozoheshin për postin e Presidentit. Sipas itj, Partia Socialiste ka shkelur marrëveshjen e dakordësuar më parë mes palëve, që kandidatura e propozuar duhet të mbante firmat e të dy palëve.
Por sipas Alibeajt, PS është tërhequr nga ky impenjim, duke thënë se kandidatura që do të kalojë për votim të hënën duhet të ketë vetëm firmat e opozitës. “Pasi dolën emrat e diskutuar në grupin parlamentar. Me sa duket pasi Edi Rama pa që nuk kishte shans për ta vjedhur, për ta joshur, ka bërë këtë gjë sot”, tha Alibeaj.
Një ditë më parë, në grupin parlamentar të PD, për diskutim më të thelluar kaluan disa emra, Leonard Demi, Arben Çejku, Dritan Demiraj, Visar Zhiti, Rexhep Uka, Halim Kosova, Dashamir Shehi, Leka Zogu.