Alimadhi: Mandati im do jetë në funksion të Shqipërisë etnike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në parlament do të betohen edhe 3 deputetë të rinj nga radhët e opozitës duke e çuar në total 99 numrin e ligjvënësve.

Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar ka pranuar mandatin e deputetit dhe do të bëjë betimin sot në Parlament.

Në zgjedhjet e 2017, Alimadhi ka qenë në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike.

Në një prononcim për median Alimadhi deklaroi se kishte pranuar mandatin pasi kështu kishte vendosur kryesia e partisë së tij dhe se Basha nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje.

 “Mandati i Ballit Kombëtar do të vihet në funksionim të plotë të kauzës së Mithat Frashërit dhe Shqipërisë etnike.

Të gjitha marrëveshjet PD nuk i ka zbatuar ndaj Ballit Kombëtar dhe jam dëshmitar. 

Jam konsultuar me zotin Basha dhe personalisht jam në dispozicion të vendimit të kryesisë së partisë”, tha ai.

Share This Article