Boksierja kosovare Alnera Brahimi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për juniore që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Brahimi në gjysmëfinale sot e mposhti estonezen Aleksandra Meliss bindshëm me 5:0. Ajo garon në kategorinë deri 70 kilogramë.