ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’ 9 hours ago
Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro 9 hours ago
Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga 9 hours ago
Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit” 9 hours ago
Të shtëna drejt kandidatit të BDI-së në Maqedoninë e Veriut 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Alpet shqiptare pasuri e mëdha turistike

albnews by albnews
19 June, 2021
in Albania
0
Alpet shqiptare pasuri e mëdha turistike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Alpet shqiptare, duke ftuar turistët vendas e të huaj që ti vizitojnë ato.

RelatedPosts

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

“Mirëmëngjes me ajrin e alpeve shqiptare”, shprehet Kryeministri Rama.

Një nga territoret më atraktive dhe më magjepse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike, janë Alpet Shqiptare.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë madje edhe në botë.

Majat e maleve në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin. Bukuria mahnitëse e tyre pasqyrohet në ujërat e kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj si dhe në liqenet akullnajore të tilla ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline e cila ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire.

Male të tilla si Radohima, Maja Hekurave, maja e Arapit, maja e Shkëlzenit, etj shërbejnë si pika triangulacioni, duke ofruar një panoramë të ndryshme ,e cila tundon shpirtin aventuror të çdo vizitori për të parë bukuritë natyrore përreth tyre.

Monumentet e shumta natyrore si kanioni i Shoshaj, i Valbonës, i Cemit, shpella e Dragobisë, e majës së Arapit, shpella e Rrathëve, shpella e Akullit, shpella e Haxhisë, shpella e Njerzëve të Lagur, burimi i Shoshaj, Valbonës, Okolit, Shtrazës, Kirit, Koprishtit, Vuklit etj ujëvara e Thethit, Grunasit, etj si dhe biomunumentet e shumta si ahishta e Gurra e Hasan Gashit, rrobulli në liqenin Ponarëve, bredhishta e Rragamit, pisha Flamur e qafës së Pejës, Habitati i Salamandrës, rrapi i Toplanës janë një tregues shumë domethënës për pasuritë e mëdha natyrore të kësaj zone në funksion të turizmit.

Kësaj i shtohet ekzistenca e zonave të mbrojtura si Parku kombëtar i Thethit, Parku kombëtar i Valbonës, të cilat janë një garanci për jetëgjatësinë e këtyre bukurive natyrore jo vetëm në të tashmen por edhe në të ardhmen.

Një potencial tjetër i çmuar i Alpeve shqiptare është pasuria kulturore, mikpritja dhe bujaria e madhe banorëve të zonës. Disa nga zonat më të njohura turistike të Alpeve janë Thethi, Razma, Valbona, Vermoshi,etj. Këtu duhet shtuar edhe lugina e Drinit me bukuri epike, ku një udhëtim me traget nga Fierza për në Koman do të linte përshtypje të paharrueshme edhe për vizitorët më indiferent./ATSH/

https://www.facebook.com/watch/?v=487639998986700
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’

Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’

7 October, 2025
Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

7 October, 2025
Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga

Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga

7 October, 2025
Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result