Alpinistja kroate bie nga lartësia në Majën e Jezercës dhe humb jetën!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ngjitja në Majën e Jezercës ka rezultuar fatale për një apliniste kroate 43 vjeçare e cila ka rrëshkitur nga lartësia për shkak të terrenit të thepisur malor dhe ka ndërruar jetë.

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftimin nga një grup aplinistësh kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.

Njëra nga anëtaret e grupit ka rënë nga një terren i thepisur malor dhe me bore”, kanë njoftuar ata. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, janë nisur bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.

Por fatkeqësisht turistja kroate, kishte humbur jetën. Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do  transportohet me helikopter, drejt morgut.  Vijon operacioni i shpëtimit, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.

Share This Article