Altin Dumani dhe 4 prokurorë të SPAK shkojnë në Brazil

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, dhe 4 prokurorë të tjerë, kanë udhëtuar drejt Brazilit në Amerikën Latine, raporton A2 CNN.

Burime jozyrtare pranë SPAK, bënë me dije se përfaqësuesit e SPAK do të jenë pjesë e një konferencë ndërkombëtare, por ndërkohë pritet të zhvillojnë takime me drejtues të prokurorisë së Brazilit në kuadër të hetimeve të përbashkëta mbi shqiptarë të përfshirë në trafikun e sasive të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.

Kreu i SPAK shoqërohet në Brazil nga prokurorët Arben Kraja, Adnand Xholi, Elida Kaçkini dhe Vladimir Mara. Për llogari të hetimeve të shqiptarëve të përfshirë në paligjshmëri në Amerikën Latine gjatë vitit 2023 SPAK ka dërguar 3 letër-porosi drejt autoriteteve të drejtësisë në Brazil.

Share This Article