ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 6 hours ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 6 hours ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 6 hours ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 7 hours ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Altin Dumani nuk “gabon” si Donald Lu

albnews by albnews
26 August, 2023
in Opinion
0
Altin Dumani nuk “gabon” si Donald Lu
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

nga Sokol Pepushaj

Historia jonë është një ekran i vogël dhe arenë gladiatorësh.

Mirë që i kemi të gjithë zyrtarët hajdutë e fodullë dhe diplomatët memecë e qorra, se ndryshe, do të kishim më pak lexues që binden se fjala e fortë që vazhdon të peshohet e modelohet në “kandarin” e Isaac Newton-it, ende nuk ka hyrë në ligjet lëvizëse të Altin Dumanit.

RelatedPosts

Zyrtarët e akuzuar nga SPAK për korrupsion do të menaxhojnë 800 milion euro, vitin e ardhshëm

15 vjet më pas, raporti që e stigmatizoi Kosovën

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

Dumani nuk peshon as fjalën e vet.

Kur u betua në Altarin e ndërthurjeve magjike për humbje vëmendjeje të padrejtësive shoqërore dhe shamatës mes ambasadores Yuri Kim e Bablokut, në krah kishte Arben Krajën që pasuritë e tij e kanë kokën më lart se Mali i Krajës.

Kur Dumani foli se edhe një pikë korrupsioni në gjuhën e tij, aty ku e ndjen dhe shikon vetëm ai, do të mjaftonte të presë të parën gjuhën e vet, lavdi Zotit që median e kishim pa gjuhë, pa dhëmbë, memece, qorre, krejt si sot.

Media memece është mirë me pasuritë komshi me pushtetarët, me përfitimet, prandaj ta themi, pse t’i drejtojë pyetje publike Bablokut për korrupsionin, inceneratorët, dosjen McGonigal, burgosjen në Francë dikur, “blerjen” e shërbimeve në sportelet e ambasadës amerikane për interesa politike, kullat e bixhozin e Olsi Ramës e Shkëlzen Berishës, floririn e vjedhur nga Ilir Meta etj?!

Media nuk ngacmon asnjë tastierë të trurit të trapëve.

Askush nuk i thotë Altin Dumanit, pse fole si prokuror kur hyre në zyrë, pse premtove se do ti kapësh hajdutët që fshati i ka zënë duke vjedhur, pse nuk shkon në Gji të Lalzit e Kodrën e Diellit, ku pasuria e bandave eklipson rrezet e pritshmërive e prangat e drejtësisë do të nxinin kyçet e të gjithë zabitëve të ushtrisë së hajdutëve dhe do të vendosnin presjet dhjetore krah peshave dhe balancave proceduriale të ekuinokseve të betimit të ambasadores Yuri Kim dhe vetë Dumanit para fshatarëve?!

Po Altin Dumani duket nuk “gabon” si Donald Lu.

Vetëm ambasadori Lu erdhi me hu, tredhi gjelat e sterilizoi pulat e politikës, foli për peshën e fjalës përpara se të njihej me Altin Dumanin, dhe po ashtu, para se Njutoni ta peshonte  saktë forcën e gravitetit të shefit të SPAK-ut drejt Edi Ramës.

Para se ne të themi se ambasadori Donald Lu nuk gaboi, pasardhësit e tij me heshtjen shëmbull, na mësojnë se ata kanë të drejtë, jo ne që nuk ndjejmë fare dobësi të kërkojmë ndjesë, nëse i prekim në sedrën e infektuar nga korrupsioni deri në infinitin e logjikës budallenjtë dhe hajduti, që ende ndjehen mbretër.

Kur ambasadori Lu deklaroi se i njeh 4 Klanet Mafioze dhe 20 familjet kriminale që rrjepin e torturojnë shqiptarët, efekti i fjalës ishte i fortë, sa infektoi sistemin e memories historike.

Historia jonë është një ekran i vogël dhe arenë gladiatorësh.

Deklaratës “bombë” të ambasadorit Lu, ja hoqën siguresën Yuri Kim, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Erion Veliaj, sa 4 Klanet  Mafioze jo vetëm nuk i zë askush me gojë, thua se nuk u botuan në median e ambasadës, Facebook, por edhe ndikuan që deti të bëhet kos, sa bandat e zemëruara futën në xhep lugët “kap ç’të kapësh” dhe injektuan virusin antiamerikan të shoqërisë që jeton mes hipnozës e larg prognozës së programeve, për të mos e kapur esencën e kazanit e për ta derdhur si mbeturinë në gropën septike të SPAK-ut.

Po të kishte të drejtë Donald Lu dhe ne që shkruajmë përditë prej 30 e kusur vitesh me fakte e argumente kundër çdo mafieje qeveritare, sot shtetarët do ishin në burg e gjithë këto vila luksoze, motele e kështjella, pasuri e para, do të sekuestroheshin e pushtetarët do të qelbeshin nëpër qelitë e drejtësisë.

Prapë e përsëritim, nuk ngulim këmbë se e drejta është në anën tonë, por se po, mund edhe të themi se heshtja është flori sipas gojëdhënave të fshatarëve që në kohën e Njutonit Isak të matjeve të gravitetit dhe Batonëve të Haxhive të Hyqymetit dhe se, Altin Dumani nuk “gabon” si Donald Lu!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result