Amarildo Bakaj sfidon Tommy Fury

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka kërkuar një ndeshje me boksierin britanik Tommy Fury, i cili është vëllai i kampionit të botës në boks, Tyson Fury. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Bakaj njoftoi se kontaktet mes promovuesve të tij dhe atyre të Tommy Fury janë vendosur, duke ngritur mundësinë për një përballje në arenën ikonike Wembley Arena ose në O2 Arena në Londër.

“Promoterat e mi kanë arritur të kontaktojnë me promoterat e Tommy Fury, dhe ka mundësi të zhvillohet kjo ndeshje,” shkroi Bakaj, duke e ndezur atmosferën në botën e boksit.

Ende nuk ka një datë zyrtare për këtë ndeshje ndersa tifozët po presin të shohin nëse kjo sfidë do të realizohet.

@amarildo_bakaj

Promoterat e mi kan arritur të kontaktojn me Promoterat e Tommy fury , ka mundësi të zhvillohet kjo ndeshje në Wembley arena, 02 😍🇦🇱💪

♬ som original – mhl.shop
Share This Article