”Amazon” arrin vlerën e tregut mbi 200 miliardë dollarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania ”Amazon”, marka më e vlerësuar në 2018-2019, vazhdoi të mbajë pozicionin e saj duke regjistruar një tjetër sukses prej 200 miliardë dollarësh, thuhet në raportin e një kompanie të pavarur të konsulencës për vlerësimin e biznesit.

“Duke mbrojtur pozicionin e saj si marka më e vlerësuar në botë për të tretin vit radhazi, ‘Amazon’ ka arritur vlerën e markës së paarritshme deri më tani prej 200 miliardë dollarësh”, sipas raportit “Global 500 2020” të Financave.

“Vlera e markës më të madhe në botë në treg u rrit me 17,5 për qind për të arritur në 220,79 miliardë dollarë në vitin 2020, nga 187,9 miliardë dollarë në 2019″, sipas raportit.

Vlera e markës së ”Amazon”-it ishte mbi 60 miliardë dollarë ndaj gjigantit të teknologjisë globale “Google” dhe mbi 80 miliardë dollarë në krahasim me kompaninë e famshme të teknologjisë “Apple”.

Raporti më tej thotë se Google ishte marka e dytë më e vlerësuar me 159,7 miliardë dollarë, e ndjekur nga Apple me 140,5 miliardë dollarë, Microsoft 117 miliardë dollarë dhe Samsung 94,49 miliardë dollarë.

ICBC Bank, Facebook, Walmart, Ping An dhe Huawei ishin markat e tjera më të vlefshme në mesin e 10 më të mirave.

Sektori i teknologjisë kryesonte 500 kompanitë më të mira me një vlerë totale të markës 986,5 miliardë dollarë, e ndjekur nga sektori bankar dhe ai me pakicë me 926,4 miliardë dollarë dhe 794 miliardë dollarë.

Në mesin e top 500 markave, vlera e markave me bazë amerikane arriti në 3,2 trilionë dollarë ndërsa markat kineze ishin 1,33 trilionë dollarë dhe markat japoneze 483 miliardë dollarë./ATSH/

Share This Article