Mes proceseve gjyqësore dhe grevave të fundit, Amazon u ka thënë punonjësve në një magazine në New York se nuk do të ndëshkohen për kohën e duhur për të larë duart.
Bloomberg raportoi se në një mesazh dërguar punonjësve, kompania ka thënë se koha e përdorur për masat e sigurisë nuk do të llogaritej kundër tyre si minuta joproduktive.
Kompania ka thënë se kjo politikë ka qenë e vendosur që nga mesi i marsit, kur filloi pandemia në SHBA, por punonjësit e kanë kontestuar këtë, duke thënë se ata kurrë nuk kishin dëgjuar për një ndryshim të tillë.
Sipas një procesi gjyqësor kundër qendrës së përmbushjes së gjigantit të tregtisë elektronike në New York, të paktën një punëtor vdiq nga Covid-19 dhe të tjerët kanë raportuar transmetimin e virusit te anëtarët e familjes së tyre, duke çuar në disa vdekje.
Amazon ka mohuar çdo keqbërje dhe thotë se ka bërë ndryshime të politikave për të mbrojtur punonjësit./BBC