“Amazon” rrit produktivitetin e punonjësve nëpërmjet lojërave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjiganti amerikan i tregtisë në internet, “Amazon”, për të rritur motivimin e punonjësve ka futur në përdorim edhe videolojërat.

Sipas faqes që i kushtohet teknologjisë “The Verge”, “kompania më e madhe e tregtisë në internet në botë, Amazon, planifikon që problemin me motivimin e punonjësve, të cilët punojnë në sektorin e magazinave, ta zgjidhë me lojëra si ‘PicksInSpace’, ‘Mission Racer’ dhe ‘CastleCrafter’”.

Kompania ka vendosur ekrane në vendet e punës së personelit për të luajtur lojëra, ndërsa synon që ta bëjë punën më pak të mërzitshme duke krijuar një mjedis të konkurrencës përmes lojërave dhe duke rritur produktivitetin.

Sistemi i lojërave të zhvilluar nga kompania, në 5 depo të saj në SHBA dhe në Britani të Madhe është duke u përdorur në mënyrë aktive. Punonjësit që marrin pikë të larta në lojëra shpërblehen.

Aplikimi i lojërave shpesh përdoren nga kompanitë për të rritur produktivitetin në jetën e biznesit. Për shembull, “Uber” kishte krijuar një sistem garues që përmbante qëllime të caktuara për shoferët, gjë e cila solli që shoferët të udhëtojnë me orë të gjata.

Ekspertët pohojnë se metodat e aplikimit të lojërave dhe shpërblimit, kanë efekte të fuqishme mbi punonjësit në aspektin psikologjik./ATSH/

Share This Article