Ambasada amerikane: Aplikoni tani për viza për të ndjekur Botërorin 2026

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet për herë të parë në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Për të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin ndeshjet në kontinentin amerikan, sidomos nëse kualifikohet edhe kombëtarja kuqezi, ambasada amerikane inkurajoi sot, 30 nëntor, aplikimin e menjëhershëm për viza.

Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26™, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë tani”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2Fpfbid02SaCbhTph5fgNiv7xhMoQf76LADMFxyZwQEgy1Qy3Nv1pxrXZLjdjq9YZbSVGrofUl&show_text=true&width=500

Fitorja në transfertë ndaj Andorrës e kombinuar me humbjen 2-0 të Serbisë në fushën e Anglisë, i ka dhënë Shqipërisë kualifikimin historik në fazën play-off të Botërorit, për herë të parë në historinë e saj.

Share This Article