Ambasada amerikane: E papranueshme dhuna ndaj autoriteteve, mediave e civilëve në veri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen të shqetësuara nga reagimi i protestuesve serbë në veri të vendit karshi forcave policore e mediave, pas aksionit të Policisë kundër kontrabandimit të mallrave.

Në një përgjigje për KOHËN, Ambasada Amerikane në Kosovë ka thënë se dhuna që është parë të përdoret sot është e papranueshme dhe se duhet të hetohet.

“SHBA është e shqetësuar me përgjigjet ndaj aksioneve të sotme të forcave të zbatimit të ligjit në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, qoftë e drejtuar kundër autoriteteve, mediave apo civilëve, është e papranueshme dhe duhet te hetohet dhe ndiqet plotësisht sipas ligjit. Ne bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës.

Aksioni policor më 13 tetor është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Policia e Kosovës ka thënë se në këtë aksion janë sekuestruar mallra “të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj”. Policia e Kosovës ka thënë se janë arrestuar dhe ndaluar tetë persona. Ndërkaq janë shpallur në kërkim edhe dhjetë të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në kontrabandë me mallra. Ndërsa, 10 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë aksionit.

Share This Article