Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës, Kryetar të Kuvendi.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, shkruhet në reagimin e ambasadës.