ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 5 minutes ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 11 minutes ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 13 minutes ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 14 minutes ago
Catherine bën thirrje për t’i dhënë fund ‘stigmës’ rreth varësisë 16 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Ambasada Amerikane: Jemi në bisedime me Qeverinë se si Kosova mund t’i ndihmojë partnerët tanë në Afganistan

albnews by albnews
15 August, 2021
in Kosova
0
Ambasada Amerikane: Jemi në bisedime me Qeverinë se si Kosova mund t’i ndihmojë partnerët tanë në Afganistan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasada Amerikane në Kosovë, në një përgjigje ekskluzive për Express ka konfirmuar se është në bisedime me Qeverinë e Kosovës për strehimin e partnerëve amerikanë të cilët veprojnë në Afganistan, e që janë të rrezikuar për shkak të marrjes së kontrollit të shumë pjesëve të vendit nga talebanët.

Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, Ambasada Amerikane në Kosovë thotë se janë në bisedime me qeverinë për të parë se si Kosova mund të ndihmojë në këtë çështje.

RelatedPosts

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

“Ne mund të konfirmojmë se qeveria e Amerikës është në diskutime me qeverinë e Kosovës se si Kosova mund të ndihmojë partnerët amerikanë në Afganistan. Ne nuk kemi detaje të tjera për të dhënë, tani për tani. Për detaje shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës dhënë Gazetës Express.

Kosova është shprehur e gatshme të strehojnë qytetarët afganë, pas komunikimeve që kanë nisur nga muaji korrik me autoritetet amerikane.

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se çështjen po e trajtojnë me kujdes dhe siç thonë, gjithçka do të përmbyllet mirë.

“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme. Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka konfirmuar për Gazetën Express, Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti.

Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pohuar se për këtë çështje ishte kontaktuar në korrik nga ambasadori Kossnet. Të cilit thotë se menjëherë, pa asnjë hezitim ia ka dhënë pëlqimin e saj.

Osmani thotë se ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë.

Tutje, Osmani thotë se Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, “ka formuar grupin punues që merret me çështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të dielën tha se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht strehimit të afganëve nëse kërkohet nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teksa theksoi se Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së amerikanëve.

Talebanët kanë hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport për t’u larguar nga vendi. Po ashtu bëhet me dije se po dërgohen dhe ushtarë për të bërë të mundur evakuimin e sa më shumë qytetarëve dhe të shmanget ndonjë tragjedi.

Talebanët kanë bërë përparim të shpejtë gjatë javëve të fundit, duke marr nën kontroll pjesë të mëdha të territorit teksa forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja, po tërhiqen nga Afganistani.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 November, 2025
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë

Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result