Ambasada amerikane: Nderojmë sakrificën e ushtarakes Hasanaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas vdekjes së efektives shqiptare, Zarife Hasanaj, në misionin e saj të parë në Letoni.

Në një mesazh në Facebook, Ambasada e SHBA-së shpreh ngushëllimet për familjen e nëntetares Hasanaj dhe u uron shërim të shpejtë dy ushtarakëve të tjerë të plagosur. “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”, shprehet ambasada e SHBA./Top Channel/

Share This Article