Ambasada amerikane: Në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë pritjet e kosovarëve për demokraci

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada amerikane në Prishtinë në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka thënë se i kujtojnë pritjet e kosovarëve për demokraci, për të cilën sipas tyre, ja vlen të bëhen përpjekje.

“Demokracitë përpiqen të përmirësohen për qytetarët e tyre. Në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë pritjet e kosovarëve për demokracinë e tyre të sapolindur; diçka për të cilën ia vlen të përpiqesh”, thuhet në njoftimin e ambasadës të publikuar në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter’.

Të shtunën e 9 prillit janë bërë 14 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Por, duke qenë se e shtuna ishte ditë vikendi, në Kosovë kjo ditë festohet edhe sot, e hënë.

Një praktikë e tillë kur pushohet gjatë ditës së javës edhe kur festa bie në ditë vikendi, është kërkuar të ndryshohet, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, partia e cila është në pushtet, pati premtuar ndryshim të saj.

Share This Article