Ambasada amerikane në Kosovë, kritikon listat zgjedhore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë kritikoi futjen në lista zgjedhore të individëve që kanë probleme me ligjin në Kosovë.

“Si mund ta marrin seriozisht qytetarët përkushtimin e shprehur të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive ka individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje, si: krimet e luftës dhe sulme, si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion”, thuhet në një postim në Facebook të Ambasadës amerikane.

Kosova mban zgjedhjet e përkohshme parlamentare më 6 tetor. Përkundër zotimeve të disa partive politike se nuk do të garojnë me individë që kanë probleme me ligjin, në listat e tyre zgjedhore janë para disa persona, të cilët kanë aktakuza të ngritura në gjykatat e Kosovës.

Share This Article