Ambasada amerikane publikon mesazhin e presidentit Biden për situatën në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada amerikane në Tiranë publikoi sot mesazhin e presidentit të SHBA-ve Joe Biden, lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë.

Presidenti Biden zbulon në mesazh një pjesë të bisedës së tij telefonike me homologun ukrainas, ku i ka ofruar mbështetjen e SHBA, nëse Rusia pushton Ukrainën më tej.

“Fola me presidentin ukrainas Zelenskyy për të diskutuar përpjekjet tona të koordinuara diplomatike dhe për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri – së bashku me aleatët dhe partnerët tanë – nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Share This Article