Ambasada amerikane: Shpërbërja e Kuvendit, hap i rëndësishëm drejt krijimit të qeverisë së re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada amerikane pas votimit në Kuvend të Kosovës të mocionit që u hap rrugë zgjedhjeve të reja, ka reaguar duke thënë se Kosova në këtë moment ka një hap të rëndësishëm para vetes, atë të krijimit të një qeverie të re.

Ambasada amerikane në Kosovë ka shkruar se kandidatët në fushatë duhet të ofrojnë ide të reja për bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, në mënyrë që të mos humbet kohë për ndërtimin e një themeli për të ardhmen.

“Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re. Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja mbi bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik do të siguronin që Kosova të mos humbasë edhe më shumë kohë në ndërtimin e një themeli për të ardhmen”, shkruan në reagim.

Share This Article