Ambasada Amerikane: Të lihen anash ndarjet etnike, luftojeni koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada amerikane në Kosovë në një prononcim për KOHA-n ka bërë thirrje që të lihen anash ndarjet etnike në komunitet, dhe të ketë fokus në luftën ndaj Covid-19.

Tutje ambasada thotë se profesionistët duhet të mbështeten në luftën ndaj koronavirusit.

“I lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, në një rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e Covid-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, thuhet në përgjigjen e ambasadës dhënë KOHA-s.

Tutje ambasada thekson se, “të punoni së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetit, dhe lënja anash ndarjet në komunitet janë thelbësore për mposhtjen e Covid-19. Së bashku mundemi”.

Share This Article