Ambasada Amerikane tregon kur përfundon stërvitja e “Defender21”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada Amerikane  ka publikuar ditën e sotme një album me foto nga stërvitja “Defender Europe 21” e cila po zhvillohet në Shqipëri.

Nëpërmjet një postim në ‘Facebook’, bëhet me dije se gjatë muajit të fundit në vendin tonë rreth 6 mijë ushtarë amerikane janë stërvitur krah homologëve të tyre shqiptarë.

Ndërkohë që sipas njoftimit stërvitja pritet të vazhdojë edhe për dy javë të tjera.

“Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë. Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore. Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor # DefenderEurope 21 do të vazhdojë përgjatë dy javëve te ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Share This Article