ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë 17 hours ago
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë 17 hours ago
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor 17 hours ago
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 19 hours ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 19 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ambasada Britanike: Bashkohemi thirrjes së ndërkombëtarëve për të siguruar pavarësinë e AMA-s

albnews by albnews
7 July, 2021
in Albania, UK
0
Ambasada Britanike: Bashkohemi thirrjes së ndërkombëtarëve për të siguruar pavarësinë e AMA-s
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Trupi diplomatik i Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në median sociale Twitter.

Në tweet shkruhet se Ambasada Britanike i bashkohet thirrjes së ndërkombëtarëve për të siguruar pavarësinë e AMA-s përmes emërimit të kandidatëve jo-partiakë për strukturat kryesore të saj drejtuese.

RelatedPosts

Digjet xhamia në Britani, policia e heton si sulm urrejtjeje

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Ndër të tjera, Ambasada Britanike thekson se e ka ndjekur emërimin e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit  të AMA-s dhe e konsideron rolin e rregullatorit si “kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së mediave”.

The British Embassy has followed the appointment of the new chair and board members of the Audiovisual Media Authority (AMA). 
Media regulatory authorities play a critical role in reinforcing media standards, integrity and independence.

— UK in Albania (@UKinAlbania) July 7, 2021
Reagimi i delegacionit të BE-së

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjes së kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) në legjislaturën e ardhshme, të mërkurën e 7 korrikut.

“Autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë. Bashkimi Evropian ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave”.

Sipas tyre, ky legjislacion është pjesë e acquis të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë.

“Ne kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s”.

Delegacioni thekson se kanë ftuar autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht.

Sot është seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit. Në rendin e ditës është dhe zgjedhja e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Reagimi i OSBE-së

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE/ODIHR)  në Tiranë ka reaguar pas kërkesës së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, për shtyrjen e zgjedhjes së kryetarit të AMA-s.

Përmes një postimi në Twitter, OSBE thekson nevojën e një procesi gjithëpërfshirës, pjesëmarrës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s.

“Ne kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës duke theksuar nevojën për një organ të pavarur rregullator të mediave”.

Gjithashtu shkruan se OSBE kujdeset për t’u siguruar që AMA mund të përmbushë në rastin më të mirë misionin e saj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

5 October, 2025
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

5 October, 2025
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

5 October, 2025
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result