Ambasada britanike ne Kosove do të vëzhgojë procesin e numërimit të votave nga diaspora

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovës ka njoftuar se do ta vëzhgojë nga afër procesin e numërimit të votave nga diaspora, pasi siç pretendon kjo Ambasadë, edhe në zgjedhjet e mëparshme, procesi i votimit jashtë vendit nuk ka qenë i përsosur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e Britanisë bën të ditur se kësaj radhe ka numër rekord të aplikimeve nga jashtë vendit për të votuar.

‘’Mbi 100.000 aplikime për regjistrimet e reja të votuesve në diasporë u pranuan nga KQZ-ja. Këto janë numra rekord. Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ky proces nuk ka qenë i përsosur. Ne natyrisht do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë.’’, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike në Prishtinë.

Ambasada britanike gjithashtu tregoi rrezikun që disa prej fletëve të votimit të mos arrijnë me kohë, për shkak që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka ndryshuar ligjin që të lejojë më shumë kohë për proceset parazgjedhor, pavarësisht rekomandimit të misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së.

“Misionet e mëparshme të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së kanë rekomanduar që ligji të ndryshojë në mënyrë që të lejojë më shumë kohë për proceset parazgjedhore. Kjo nuk ka ndodhur dhe afati për këto zgjedhje të parakohshme është edhe më i shkurtër se normalisht, duke bërë presion mbi KQZ-në dhe duke krijuar rreziqe që jo të gjitha fletët e votimit nga jashtë shtetit do të arrijnë në kohë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Share This Article