Ambasada Britanike në Tiranë: Tubimet të jenë paqësore, të bëhen hetime të drejta për dhunën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, reagon për protestat që janë zhvilluar në kryeqytet dhe shoqërimin së fundmi të aktivistëve të Teatrit. Selia në Tiranë bën thirrje që tubimet të jenë paqësore.

Në reagimin e vetë, Ambasada thekson se ka ndjekur protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve dhe kërkon që hetimet për aktet e pretenduara të dhunës nga Policia të jenë të drejta.

“Ambasada Britanike ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në Shqipëri. Ne nënvizojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për tubim paqësor dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta në lidhje me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike në Tiranë.

Share This Article