• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 5, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home UK
Ambasada britanike thirrje shqiptarëve/ Rreziqet e emigracionit të jashtëligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar

Ambasada britanike thirrje shqiptarëve/ Rreziqet e emigracionit të jashtëligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar

by albnews
12 January, 2023
in UK
0
10
VIEWS

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar sërish lidhur me emigrimin e shqiptarëve, të cilët hyjnë ilegalisht në këtë shtet.

Përmes një postimi ’, Ambasada i ka bërë thirrje që mos të emigrojnë në mënyrë ilegale, pasi trafikantët po i vendosin në shënjestër familjet e tyre nëse këta të fundit nuk u japin paratë që ata kërkojnë.

Artikulli i plotë

Rreziqet e emigracionit të jashtëligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar

Informacion për emigrantët rreth rreziqeve dhe realiteteve të të udhëtuarit permes rrugëve të rrezikshme apo të jashtëligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar, si dhe rreth alternativave të sigurta dhe të ligjshme.

Hyrje

Emigrantëve shpesh u thuhet nga kontrabandistët se udhëtimi drejt Mbretërisë së Bashkuar (MB) do të jetë i sigurt dhe i lehtë. Në të vërtetë, udhëtimi i vendos njerëzit në rrezik serioz për lëndim, abuzim dhe shfrytëzim. Udhëtimi nuk është vetëm i shtrenjtë, por edhe i rrezikshëm. Burra, gra dhe fëmijë kanë vdekur në përpjekje për të hyrë në MB në anije të vogla apo të fshehur në kamionë.

Emigrantët shpesh detyrohen të gjenden në situata që janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Shumica e kontrabandistëve të njerëzve:

  • përdorin anijet më të lira që mund të gjejnë, të cilat nuk janë të përshtatshme për ujërat e rrezikshme
  • i mbushin anijet me shumë njerëz
  • nuk ofrojnë jelekë shpëtimi

Kjo i rrezikon seriozisht jetët e emigrantëve gjatë çdo udhëtimi.

Mos rrezikoni. Zgjidhni një alternativë të sigurt dhe të ligjshme.

Rreziqet e udhëtimit të jashtëligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar me anije ose kamionë

Shumë njerëz kanë vdekur ose janë lënduar rëndë duke u munduar të udhëtojnë drejt MB-së me anije të vogla ose kamionë – duke përfshirë edhe fëmijë.

Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së me anije të vogla përfshijnë:

  • kushtet e detit ndryshojnë shpejt – anija mund të përmbyset apo të zhytet
  • ju mund të bini në det dhe të mbyteni – kjo mund të ndodhë brenda disa minutave pasi uji është shumë i ftohtë
  • anija mund të prishet gjatë udhëtimit – anijet që ofrojnë kontrabandistët shpesh janë të papërshtatshme për udhëtime të gjata
  • anija juaj mund të goditet nga një anije më të madhe – deti mes Anglisë dhe Francës është zona me trafikun më të madh detar në botë

Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së të fshehur në një kamion përfshijnë:

  • mund të shtypeni teksa mundoheni të kapeni në një mjet në lëvizje
  • rrezikoni të vdisni të ngrirë brenda një mjeti frigoriferik
  • mund të mbyteni lehtësisht nga mungesa e ajrit në një kontejner ose kamion mallrash të mbyllur
  • mund të lëndoheni nga sende që mund të bien sipër jush
  • mund të rrëzoheni në rrugë ose poshtë kamionit

Rreziqet e kontrabandistëve të njerëzve

Njerëzit që organizojnë udhëtimin tuaj shpesh janë pjesë e grupeve të krimit të organizuar dhe mund t’ju detyrojnë të përfshiheni në situata të rrezikshme për të shlyer borxhin që u keni.

Pavarësisht atyre që kontrabandistët mund t’ju thonë, shumë emigrantë të jashtëligjshëm hasin vështirësi në gjetjen e punës dhe përballimin e jetesës në MB. Ju mund të përfundoni duke fjetur rrugëve, madje duke lypur dhe duke ua dorëzuar paratë kontrabandistëve, ose të detyruar të bëheni skllevër.

Mund të punësoheni nga punëdhënës kriminalë, të cilët paguajnë paga të ulëta ose nuk paguajnë fare dhe ju kërkojnë të punoni në kushte të rrezikshme. Ata mund t’ju kërkojnë shumë para për udhëtimin dhe akomodimin e papërshtatshëm.

Mbështetja tek kontrabandistët nënkupton sa vijon:

  • do u keni më shumë para borxh kriminelëve
  • nuk do të mundeni të dërgoni para në shtëpi te familja juaj
  • do të bëheni pjesë e një rrjeti të rrezikshëm kriminal – duke vënë në rrezik veten dhe familjen tuaj.

Çfarë ndodh nëse vini në Mbretërinë e Bashkuar nga një shtet i sigurt

Nëse arrini shëndoshë në MB, mund të mos mundni të qëndroni. Nëse arrini në MB nga një shtet i sigurt dhe bëni kërkesë për azil, kërkesa mund të mos merret në konsideratë.

Procesi i azilit në MB nuk ofron më shumë avantazhe sesa proceset e azilit të çdo shteti tjetër evropian dhe ju duhet gjithmonë të kërkoni azil në shtetin e parë të sigurt që arrini.

Nëse ia dilni të arrini në MB, realiteti mund të jetë i ndryshëm nga ai që prisni, për shembull:

  • Azilkërkuesit mund të lejohen të punojnë në MB vetëm nëse nuk është marrë një vendim për kërkesën e tyre për më shumë se 12 muaj. Kjo duhet të jetë për arsye që nuk varen prej tyre. Nëse ju jeni në gjendje të punoni, mund të kryeni vetëm punët e afishuara në Lista e mungesave profesionale.
  • Angazhimi në punë në MB pa pasur të drejtën për të punuar përbën vepër penale. Emigrantët që punojnë në mënyrë të jashtëligjshme mund të burgosen deri në 6 muaj. Pagat nga puna e jashtëligjshme mund të sekuestrohen si të ardhura nga veprimtari kriminale nëse dikush ka informacione ose arsye të mjaftueshme për të besuar se një person është duke punuar në mënyrë të jashtëligjshme.
  • Nëse zbulohet se një punëdhënës ka punësuar dikë në mënyrë të jashtëligjshme, punëdhënësi mund të gjobitet ose mund të përballet me ndjekje penale.
  • Vetëm personat me statusin e emigrantit të ligjshëm mund të marrin me qira një akomodim privat. Dhënia me dijeni e një prone me qira një emigranti të paligjshëm nga pronarët ose agjentët përbën vepër penale.
  • Emigrantët e jashtëligjshëm në MB nuk kanë akses në fondet publike. Gjithashtu, atyre pa statusin e emigrantit të ligjshëm mund t’u kërkohen pagesa nëse kanë nevojë për trajtim spitalor ose për kujdes shëndetësor dytësor gjatë kohës që janë në MB. Pagesat e pashlyera të trajtimit mjekësor mund të rezultojnë gjithashtu në refuzimin e kërkesave të tjera për emigrim.
  • Shërbime të tjera, si llogaritë bankare dhe lejet e drejtimit janë gjithashtu të kufizuara nëse ndodheni në MB në mënyrë të jashtëligjshme.

Zhvendosja në Ruandë

Nga data 1 janar 2022, ju do të merreni në konsideratë për t’u zhvendosur në Ruandë nëse udhëtoni në mënyrë të jashtëligjshme drejt MB-së dhe keni udhëtuar përmes ose keni një lidhje me një shtet të sigurt.

Personave të zhvendosur në Ruandë do t’u përpunohet kërkesa për azil atje. Ruanda do të mbajë përgjegjësi të plotë për ta.

Personat të cilëve u refuzohen kërkesat për mbrojtje, do t’u ofrohet mundësia për të qëndruar në Ruandë ose për t’u kthyer në vendlindje – ata nuk do të kthehen në MB pasi Ruanda të ketë vendosur për kërkesën e tyre.

Nuk ka një limit për numrin e personave që mund të zhvendosen në Ruandë.

Sanksionet dhe dënimet me burg

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu është duke forcuar sanksionet dhe duke parashikuar vepra të reja penale për personat që hyjnë në territorin e saj në mënyrë të jashtëligjshme. Do të konsiderohet vepër penale hyrja me vetëdije në MB pa një leje të vlefshme hyrjeje, kur kërkohet një leje e tillë. Mund të përballeni me deri në 4 vite burg dhe të zhvendoseni në një shtet të sigurt nëse mbërrini në mënyrë të jashtëligjshme.

Nëse kapeni duke ndihmuar kontrabandistët e njerëzve, për shembull duke vozitur anijen ose duke ndihmuar njerëz të tjerë që të paguajnë kontrabandistët, qeveria e MB-së mund të nisë procedim penal ndaj jush. Ju mund të përfundoni në burg para se të largoheni në një shtet të sigurt.

Qeveria e MB-së ka prezantuar sanksione më të rënda për kontrabandistët e njerëzve me dënim maksimal burgimin e përjetshëm. Raportoni në mënyrë të sigurt dhe anonime krimin e emigracionit, duke përfshirë kontrabandistët e njerëzve.

Si punojnë së bashku qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe qeveritë e shteteve evropiane për të ndaluar udhëtimet e jashtëligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar është duke punuar ngushtë me qeverinë franceze dhe belge për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndaluar emigrantët e jashtëligjshëm para se ata të arrijnë në territorin e saj. Në vitin 2021, autoritetet franceze dhe angleze ndaluan më shumë se 23 000 tentativa për të udhëtuar në mënyrë të jashtëligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Disa nga mënyrat me të cilat qeveritë janë duke u përpjekur të ndalojnë udhëtimet e jashtëligjshme drejt MB-së përshkruhen më poshtë.

  • Policia franceze patrullon plazhet për të zbuluar dhe parandaluar emigrantët që përpiqen të kalojnë kanalin me anije të vogla.
  • Qeveria dhe policia e Mbretërisë së Bashkuar dhe organizatat ndërkombëtare janë duke arrestuar dhe ndjekur penalisht njerëz që kanë lidhje me kalimet me anije të vogla.
  • Që prej themelimit të Njësisë së Përbashkët të Inteligjencës MB-Francë në korrik të vitit 2020, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca ka shkatërruar 21 grupe të organizuara kriminale dhe kanë kryer rreth 500 arrestime.
  • Prej vitit 2020, hetimet e qeverisë së MB-së kanë rezultuar në më shumë se 140 dënime të lidhura me rastet e kontrabandës së njerëzve me furgonë, kamionë, makina dhe jahte, si dhe 49 dënime të tjera të lidhura me anijet e vogla.
  • Oficerët e kufirit të MB-së dhe Francës kontrollojnë kamionët në të gjitha pikat e kontrollit kufitar të BE-së para se ato të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata përdorin qenë, monitorë dhe skanera që mund të detektojnë njerëzit që frymojnë brenda kamionëve.
  • Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Belgjika kanë teknologji të përbashkëta, të tilla si dronet, për të zbuluar njerëzit që përpiqen të hyjnë në MB.

Mënyrat e sigurta dhe të ligjshme të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar

Ka disa mënyra të sigurta dhe të ligjshme për të hyrë në MB. Kontrabandistët e njerëzve nuk mund të garantojnë sigurinë tuaj ose që do ju lejohet të rrini në MB. Zbuloni më shumë për alternativat më të sigurta më poshtë.

Gjithmonë duhet të kërkoni azil në shtetin e parë të sigurt ku mbërrini. Duhet të kontaktoni autoritetet në shtetin në të cilin ndodheni për të marrë informacion për këtë.

Rrugët e sigurta dhe të ligjshme të hyrjes në MB janë

Aplikimi për vizë nga MB

Mund të aplikoni për vizë nëse dëshironi të vini në MB për të studiuar, punuar, ose për t’u bashkuar me familjen.

Ka disa viza të ndryshme për të cilat mund të aplikoni në varësi të rrethanave tuaja.

Skema e zhvendosjes e MB-së dhe skema e mandatuar e zhvendosjes

Sipas skemës së zhvendosjes së MB-së, MB do të vazhdojë të ofrojë një rrugë të sigurt dhe të ligjshme për refugjatët vulnerabël që kanë nevojë për mbrojtje. Skema e mandatuar e zhvendosjes është një skemë më e vogël globale që zhvendos refugjatët të cilët kanë një anëtar të afërt të familjes në MB i cili është i gatshëm t’i strehojë.

Ju nuk mund të aplikoni pranë qeverisë së MB-së për zhvendosje në MB. Duhet të jeni vlerësuar për zhvendosje nga UNHCR (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët).

Vizitoni faqen e internetit të UNHCR-së për informacion mbi refugjatët, azilkërkuesit dhe personat pa shtetësi.

Bashkimi familjar për refugjatët

Përtej skemave tona për zhvendosjen e refugjatëve, MB-ja ka dhënë mbi 29 000 viza për bashkim familjar të refugjatëve në 5 vitet e fundit.

Nëse jeni ndarë nga partneri ose prindi juaj kur u detyruat të largoheshit nga vendi juaj, mund të aplikoni për t’u bashkuar me ta në MB.

Politika e zhvendosjes dhe e ndihmës për afganët

Politika e zhvendosjes dhe e ndihmës për afganëtndihmon njerëzit të cilët kanë qenë të punësuar më parë nga qeveria e MB-së (staf i punësuar lokalisht) në Afganistan.

Çdo anëtari që është aktualisht i punësuar ose ka qenë i punësuar lokalisht, i cili vlerësohet se është nën rrezik të rëndë për jetën, i ofrohet zhvendosje me prioritet drejt MB-së pavarësisht nga statusi i tyre i punësimit, kategorisë ose rolit, apo kohës që ka shërbyer.

Nëse besoni se kualifikoheni, duhet të aplikoni duke përdorur formularin e aplikimit online.

Skema e zhvendosjes për qytetarët afganë

Skema e zhvendosjes për qytetarët afganë nisi në 6 janar, duke u ofruar më shumë se 20 000 grave, fëmijëve dhe personave të tjerë në rrezik një rrugë të sigurt dhe të ligjshme për t’u zhvendosur në MB.

Skema u jep përparësi:

  • anëtarëve të shoqërisë civile afgane që kanë mbështetur MB-në dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në Afganistan
  • personave të cenueshëm, duke përfshirë gratë, vajzat dhe anëtarët e grupeve minoritare në rrezik

Ju nuk mund të aplikoni drejtpërdrejtë për skemën. Ajo menaxhohet me anë të një procesi referimi. Informacion i mëtejshëm disponohet në Skema e zhvendosjes për qytetarët afganë.

Zhvendosja në MB nëse jeni nga Ukraina

MB ka prezantuar një nga skemat më të shpejta dhe më të mëdha të vizave në historinë e MB-së për të mbështetur njerëzit që po largohen nga konflikti në Ukrainë. Duhet të aplikoni online për leje për të hyrë në MB para se të udhëtoni.

Nëse jeni shtetas ukrainas dhe keni një familje të vendosur në MB, mund të aplikoni për Vizë sipas skemës për familjet ukrainase pa pagesë.

Nëse jeni shtetas ukrainas dhe nuk keni një familje të vendosur në MB, aplikoni për vizë sipas skemës së sponsorizimit për Ukrainën (e njohur gjithashtu si “Shtëpi për Ukrainën”) pa pagesë.

Previous Post

Libri autobiografik i Princit Harry thyen rekordet e të gjitha kohërave, shiten mbi 1.4 milionë ekzemplarë vetëm në ditën e parë të botimi

Next Post

Rivalët e mëdhenj të Al Nassr gati për të bërë një ofertë të çmendur për Lionel Messin, ajo është më e madhe se sa e CR7

albnews

albnews

Related Posts

Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027
Sports

Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

5 July, 2025
Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley
Kulture

Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

5 July, 2025
Kurti pret deputetë britanikë, merr mbështetje për Kosovën në integrimet euroatlantike
Kosova

Kurti pret deputetë britanikë, merr mbështetje për Kosovën në integrimet euroatlantike

5 July, 2025
Next Post
Rivalët e mëdhenj të Al Nassr gati për të bërë një ofertë të çmendur për Lionel Messin, ajo është më e madhe se sa e CR7

Rivalët e mëdhenj të Al Nassr gati për të bërë një ofertë të çmendur për Lionel Messin, ajo është më e madhe se sa e CR7

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

5 July, 2025
Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

5 July, 2025
Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

5 July, 2025
Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

5 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5075 shares
    Share 2030 Tweet 1269
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2545 shares
    Share 1018 Tweet 636
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM