Ambasada e Britanisë: Qeveria në detyrë të mos i emërojë Bordet deri sa të formohet qeveria e re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka kërkuar që rekrutimi në Bordet e Ndërmarrjeve Publike të jenë transparente dhe në përptuhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar përmes një reagimi në Facebook ka kërkuar nga qeveria në detyrë që të shtyjë vendimet për rekrutimin e zyrtarëve të lartë deri në formimin e qeverisë së re.

“Ne e mirëpresim shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut, por mbetemi të shqetësuar për proceset e rekrutimit të Bordeve të tjera të Ndërmarrjeve Publike dhe Kryeshefave Ekzekutiv të tyre. Ne besojmë se ato duhet të jenë transparente dhe të strukturuara mirë, dhe në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Ne fuqimisht sugjerojmë që Qeveria në detyrë të shtyjë të gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja”, thuhet në reagim.

https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1863204223838660
https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1863204223838660
Share This Article