Ambasada e SHBA përshëndet rekomandimin e KE-së për Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, ambasada thotë se mbeten të përkushtuar që të punojnë për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në BE.

Reagimi i ambasadës Amerikane:

Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore.

Share This Article