Ambasada e SHBA publikon mesazhin e zv.presidentit amerikan: S’duhet të kemi frikë prej qytetarëve kur shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar mesazhin e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance, i cili ka thënë se “nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre”.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada teksa citon J.D. Vance shkruan se  “të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë”. 

“Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë.

Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre, ka thënë zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance, mesazh që është publikuar edhe nga ambasada e SHBA-ve.

Ky mesazh i zv. presidentit të SHBA vjen vetëm disa ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, ku qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur me votë vullnetin e tyre dhe për të zgjedhur forcën politike të cilën dëshirojnë që t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Share This Article