ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 25 minutes ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 26 minutes ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 39 minutes ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 6 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ambasada e SHBA-së kundër ndjekjes selektive të lirisë së shprehjes

albnews by albnews
7 December, 2019
in Kosova
0
Ambasada e SHBA-së kundër ndjekjes selektive të lirisë së shprehjes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit rreth luftës në Kosovë të vitit 1999.

Sipas kësaj ambasade, retorika nxitëse dhe revizionizmi historik për ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.

Po ashtu, Ambasada thotë se është kundër ndjekjes penale selektive të fjalës në bazë të orientimit politik apo komunitetit.

RelatedPosts

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

“Ngjarjet e kësaj jave tregojnë se sa e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë dhe të përqendrojnë energjitë e tyre mbi të ardhmen duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Kujtojmë se të enjten, ish-ministri serb i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Arsye për këtë dënim ishin deklaratat e tija të bëra kohë më parë në lidhje me ngjarjet e luftës në Kosovë.

“Shkak për agresionin në vendin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi, Reçaku i trilluar, dhe ishin pikërisht ata, shqiptarët terroristë, të cilët e kanë trilluar gjithë këtë, kanë kryer krimet më të rënda në Kosovë e Metohi, për të cilat deri në ditën e sotme, askush nuk është përgjigjur. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, vranë serbë të mirë shtëpiakë dhe policë në vendet e tyre të punës. Fushatën e tyre të përgjakshme e vazhduan edhe gjatë agresionit dhe pas të ashtuquajturit misionit paqësor në Kosovë e Metohi”, kishte thënë Ivan Todosijeviq, sa ishte Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur “të tmerrshëm” faktin e dënimit me dy vjet burgim të Ivan Todosijeviqit ngase për krimin e Reçakut ka thënë është i trilluar.

Ai në lidhje me këtë rast tha se edhe vetë e përsërit tash – “krim i fabrikuar në Reçak”, ndërsa ka pyetur a do të na dënojnë të gjithë neve për këtë.

“Kjo është e tmerrshme”, ka deklaruar ai para gazetarëve në qytetin serb, Shabac, duke shtuar: “Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do ta përsërisin njësoj, ja edhe unë po e përsëris tash – krim i fabrikuar në Reçak, për të cilin çdo gjë ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, pisi dhe hohshtapleri Walker”, është shprehur Vuçiqi, duke iu referuar William Walkerit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result