Ambasada e SHBA-së mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Finos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve për ndarjen nga jeta të deputetit të PS, Bashkim Fino.

Në një deklaratë për mediet, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson kontributin e Finos në qeverinë e Pajtimit Kombëtarë në 97-tën.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Share This Article