Ambasada e SHBA-së në Shkup: Zgjedhjet paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Si zgjedhje të para të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë, thuhet në qëndrimin e Ambasadës amerikane në Shkup për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik të këtij viti.

“E përshëndesin përpjekjen e madhe të administratës zgjedhore lokale, që mundësoi kundrejt sfidave me pandeminë aktuale, zgjedhjet të organizohen me të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit edhe të votuesve edhe të personave të angazhuar në qendrat e votimit dhe vëzhguesve. Si zgjedhje të para të përgjithshme të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, nga fillimi i vitit, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë”, theksohet në qëndrimin e publikuar në Fejsbuk të Ambasadës amerikane në Shkup.

Nga Ambasada, gjithashtu, i shprehin falënderim ODIHR-së për vlerësimin paraprak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik.

Share This Article