Ambasada e SHBA-së: Respektoni procesin e “Venecias”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dalë në një deklaratë  në lidhje me draftin paraprak të Komisionit të Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në deklaratë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ku fton palët politike që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias.

“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet”, thekson Ambasada e  SHBA-së.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se ka mirëpritur edhe deklaratën e Presidenti Meta duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për hapjen e negociatave.

“Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Europë”, shprehet Ambasada e SHBA-së në Tiranë./ATSH/

Share This Article