ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 13 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 14 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 15 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 15 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 17 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga Bordi i Agjencisë së Pronës

albnews by albnews
16 August, 2019
in Kosova
0
Kosnett: Ka shumë mjete për të sfiduar vendimet e qeverisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën me dije se SHBA-ja është tërhequr nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, siç kishte bërë më parë edhe Britania e Madhe.

“SHBA-ja ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i KPVCA-së, siç bëri Mbretëria e Bashkuar më herët. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë i një institucioni kur lidershipi i tij u shërben interesave personale dhe politike, më shumë se sa qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, përcjell Koha.net.

“Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e publikut”, thuhet më tej aty.

RelatedPosts

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Kujtojmë se zgjedhja e Naser Shalës në krye të Agjencisë së Pronës ka zemëruar goxha Ambasadën britanike dhe atë amerikane. Të dyja kanë dhënë reagime të ashpra.

Ambasadori Ruari O’Connell, duke mos u pajtuar me këtë përzgjedhje pati dhënë dorëheqje nga kryesimi i Bordit të Agjencisë së Pronës, në mars të këtij viti.

Vendimi i ambasadorit O’Connell kishte ardhur pas mospërfilljes nga Kuvendi i Kosovës, që ta emërojë në një pozitë kandidatin që doli më i suksesshmi, bazuar në konkursin të cilin e monitoron ambasada, për pozita publike.

Kuvendi i Kosovës, por edhe institucione tjera, kanë nënshkruar më herët memorandum me Ambasadën Britanike, e cila ndihmon në përzgjedhjen e stafit në pozita publike të ndryshme.

“Fatkeqësisht, Kuvendi ka dështuar të zgjedhë kandidatin e vetëm që kishte plotësuar kriteret e konkursit dhe kështu ka vendosur në këtë pozitë një kandidat që nuk u konsiderua profesional për pozitën”, thuhej në njoftimin e Ambasadës britanike.

Aty shtohet se, me këtë vendim, Kuvendi ka dëshmuar se nuk është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen e përbashkët me ambasadën.

Atëherë Ambasada e SHBA-së në Kosovë kishte përkrahur reagimin e Ambasadës së Britanisë.

“Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin sesa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Philip Kosnett.

E tash vjen edhe vendimi i kësaj Ambasade për t’u tërhequr nga Bordi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 50 vota për ta zgjedhur Naser Shalën në krye të Agjencisë së Pronës. Kandidatja tjetër, Florije Kika, mori vetëm 20 vota të deputetëve.

Naser Shala, i njohur gjatë luftës si komandant “Ftyra”, ka qenë i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullatës civile në rastin “Kleçka”. Ai ishte shpallur i pafajshëm.

Gjithashtu, është pjesë e përgjimeve në rastin Pronto, duke folur me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili i tregon se e kishte kërcënuar Jakup Krasniqin, në emër të tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result