Ambasada e SHBA-së: Urdhri i Biden mjet jetik për integrimin e Shqipërisë në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada Amerikanë në Shqipëri, ka reaguar në lidhje miratimin e Urdhërit  Ekzekutiv të Presidentit Joe Biden, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve për personat që ndikojnë në destabilizimin e  Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se urdhri i Biden është mjet jetik për integrimin e Shqipërisë në BE

“Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera.

Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhëri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.”

Share This Article