Ambasada gjermane ia rikujton Beogradit se Milan Radoiçiq ende është i lirë në Serbi: Nuk ka më vonesa, drejtësia duhet të vendoset  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga një grup serbësh, të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës serbe.

Në njëvjetorin e sulmit, ka reaguar Ambasada gjermane, e cila kërkon që drejtësia duhet të vendoset, gjersa i rikujton Beogradit që Milan Radoiçiq, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.

“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.

Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

Share This Article