Ambasadorët e BE-së miratojnë ratifikimin e marrëveshjes provizore post-Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së dhanë sot dritën jeshile për një aplikim të përkohshëm të marrëveshjes tregtare postBrexit midis Brukselit dhe Londrës, më 1 janar, në pritje të miratimit nga eurodeputetët në fund të shkurtit.

“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE kanë miratuar njëzëri aplikimin e përkohshme më 1 janar 2021″, shkroi një zëdhënës i Presidencës gjermane të BE-së.

“Qeveritë e vendeve anëtare duhet ta miratojnë zyrtarisht dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen deri të martën në 15:00 (14:00 GMT)”, shtoi ai.

Në Berlin, Ulrike Demmer, një zëdhënëse e kancelares Angela Merkel, konfirmoi se Gjermania mund ta pranojë marrëveshjen e negociuar pas një thirrjeje të konferencës qeveritare mbi marrëveshjen.

Share This Article