Ambasadorët në vendin tonë publikuan një videomesazh për të gjithë shqiptarët se si të mbrojnë votën e tyre dhe përmes saj të vendosin për në të ardhme më të mirë.
Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së, Fiona McCluney, ambasadori i Spanjës, Marcos Alonsa Alonso, ambasadori i Sllovenisë, Peter Japelj, ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco, ambasadori i Bullgarisë, Momtchil Raytchevski u bëjnë thirrje votuesve shqiptarë të mos e shesin votën pasi demokracia është e paçmueshme.
“Së shpejti do të kemi zgjedhjet në Shqipëri dhe për demokracinë zgjedhjet janë ngjarja më i rëndësishme. Vota jote është e jotja, nuk është dhuratë dhe prandaj mos e fal dhe mos e shit. Në ditën e votimit voto dhe ti vendos për të ardhmen e vendit! Demokracia është e paçmueshme”, thuhet në videomesazhin e diplomatëve të huaj në vendin tonë.