Ambasadorët perëndimorë takim me Lulzim Bashën sot në selinë e PD-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zhvillime të reja në Selinë Blu! Pas vizitës së Sali Berishë me mbështetësit e tij, në selinë e Partisë Demokratike ditën e sotme kanë zbarkuar ndërkombëtarët. Por ndryshe nga Berisha që hodhi poshtë kategorikisht përballjen me Bashën, ndërkombëtarët mësohet se takimin do ta kenë pikërisht me kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Vizita në selinë e PD-së nisi në orën 10:00, ku ambasadorja e SHBA, Yuri Kim si dhe ambasadorët e BE, Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe u pritën nga Lulzim Basha në një takim.

Raportohet se tema kryesore e diskutimeve do të jetë situata e krijuar së fundmi në Partinë Demokratike, ku një Kuvend Kombëtar pritet të mblidhet nga Basha më 18 dhjetor, ndërsa një tjetër u mbajt nga Sali Berisha më 11 dhjetor. Në Kuvendin e Berishës, u pretendua shkarkimi i Lulzim Bashës si kryetar, e pikërisht me këto pretendime, Sali Berisha së bashku me grupin e tij demokrat pasditen e djeshme zbarkuan në selinë e PD-së ku edhe ngritën një Komision për Referendumin e datës 18 dhjetor. 

Share This Article