Ambasadori Abbott: I lumtur që vaksinat erdhën në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott, është shprehur i lumturpër arritjen e 24 mijë dozave të para të vaksinave nga COVAX në vend.

Abbott ka thënë se vitin e kaluar, Britania e Madhe filloi të punojë me Kombet e Bashkuara për të forcuar reagimin e Kosovës ndaj pandemisë, duke mbështetur shërbimet shëndetësore dhe arsimore të saj.

“Në të njëjtën kohë, kur hulumtimet për vaksinat sapo kishin filluar, ishte e qartë se për t’i dhënë fund kësaj pandemie ne kishim nevojë për të siguruar qasjen në vaksinim të gjithëve. Mbretëria e Bashkuar ishte një nga vendet e para që mbështeti COVAX-in, iniciativa ndërkombëtare për të siguruar që vaksinat të mund të prodhohen për çdo vend në botë sa më shpejt të jetë e mundur, me mbi 500 milionë funte investime”, ka shkruar Abbott, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e pranimit të vaksinave në aeroportin “Adem Jashari”.

Më tej Abbott tha se gjithë bashkëpunimi ndërkombëtar po shpaguguhet me ardhjen e grupit të parë të vaksinave.

Share This Article