Ambasadori Ajeti: Sulmet verbale të Beogradit ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka thënë sot se sulme verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde janë të papranueshme.

Ajeti në një postim në Twitter shkruan se sulmet e tilla janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që kanë për qëllim inkurajimin e ekstremistëve.

“Sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që ka për qëllim inkurajimin e ekstremistëve…”, shkruan Ajeti, gjersa shpërndan një shkrim të derstandard.

Në një shkrim në derstandard.de thuhet se në javët e fundit ka pasur dhunë të përsëritur kundër përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe gazetarëve në veri të Kosovës.

Në këtë shkrim po ashtu raportohet se është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi dhe se kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka sulmuar në Twitter ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, i cili kishte bërë thirrje për largimin e barrikadave, që kanë penguar qarkullimin e lirë.

Share This Article