Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Serbia të shkojnë drejt finishit, koha është tani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, tha se takimi në Bruksel për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë për situatën në veri është duke përparuar.

Godfrey tha se është në kontakt me zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për ta mbështetur dialogun e udhëhequr nga BE-ja.

Godfrey tha se Kosova dhe Serbia duhet të shkojnë drejt dakordimit final, dhe për këtë, koha është tani.

“Unë jam në kontakt të ngushtë sot me mikun tim DAS Gabe Escobar, i cili është në Bruksel për të treguar mbështetje për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i mirë. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Koha është tani”, tha Godfrey.

Më herët uraportuanga zv.kryeministri, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM.

Por Stano thotëse bisedimet për zgjidhjen e ngërçit në veri të Kosovës janë duke vazhduar. Ato janë duke u ndërmjetësuar nga i dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Share This Article