Ambasadori amerikan: Të papranueshme kërcënimet ndaj policëve të rinj serb

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka deklaruar se fushatat kërcënuese që kanë filluar në rrjetet sociale, kundrejt qytetarëve nga komuniteti serb të cilët u punësuan në Policinë e Kosovës janë krejt të papranueshme.

 “Kërcënimet dhe frikësimet ndaj individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme.

Siç e kam thënë edhe më parë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe përbërja e saj duhet të pasqyrojë diversitetin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Në fillim të kësaj jave e nisën punën 72 policë të rinj nga komunitetet jo shumicë. Në Policinë e Kosovës bënë të ditur se 45 prej tyre janë nga komuniteti serb, 16 nga ai boshnjak, 8 nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tre turq.

Share This Article