Ambasadori amerikan uron Vjosa Osmanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmanin. Bashkë me Osmanin, Konsett ka përgëzuar edhe deputetët që morën pjesë në votim.

Diplomati amerikan e ka uruar presidenten Osmani, ndërsa edhe në këtë urim ka përmendur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin aleate të Kosovës.

“Përgëzime Vjosa Osmanit për zgjedhjen  Presidente, dhe deputetëve që e kryen detyrën e tyre në Kuvend. SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritetin e ngushtë me Republikën e Kosovës për ta ndërtuar një të ardhmen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”.

Vjosa Osmani është zgjedhur sot presidente me 71 vota, në rundin e tretë të votimit.

Share This Article