Ambasadori britanik: E respektojmë dorëheqjen e Thaçit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka thënë se e respekton dorëheqjen e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Gjithashtu, Abbott ka shkruar se do të mështesë Vjosa Osmanin për të mbrojtur stabilitetin, si u.d. e presidentes.

“Ne e respektojmë dorëheqjen e Presidentit Thaçi, në interes të Kosovës dhe do të mbështesim Osmanin, si ushtruese e detyrës së Presidentit, për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar ambasadori britanik.

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Dy të parët dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre politike, Thaçi nga pozita e presidentit e Veseli nga pozita e deputetit dhe e kryetarit të PDK-së.

Share This Article