Britania e Madhe po përballet me një numër të madh të rasteve të shënuara me koronavirus, teksa atje jeton edhe ylli kosovar, Rita Ora. Mirëpo, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka bërë thirrje asaj të kthehet në shtëpi.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se nëse Rita ndihet e vetmuar, mund të kthehet në Kosovë.
“Nëse Rita ndihet e vetmuar, mund të vijë gjithmonë në Kosovë ”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se në Britani ka mijëra të infektuar nga virusi dhe dhjetëra viktima. Sa i përket Kosovës, në vendin tonë deri tash nuk është shënuar asnjë rast.