ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SPAK në gjurmët e parave të Ballukut 27 minutes ago
Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan 28 minutes ago
Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit 30 minutes ago
Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE 32 minutes ago
Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet, me ajrin më të ndotur në botë 33 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Ambasadori britanik: Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë Kosovës

albnews by albnews
17 February, 2021
in Kosova, UK
0
Paralajmërimi i ambasadorit britanik për Qeverinë e ardhshme: Palët të jenë të gatshme për kompromis
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dita e Pavarësisë në Kosovë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, si dhe për t’i nderuar këto përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë jush në këtë rrugë

Çdo herë që mbajmë takime në Ambasadën Britanike, ne ulemi para dy letrave të vendosura në kornizë që qëndrojnë të varura me krenari në mur. Këto letra ishin ndër të parat e këtij lloji. Ato u janë adresuar presidentit të atëhershëm Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, duke e bërë Mbretërinë e Bashkuar vendin e parë që ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, sovran dhe që ka vendosur marrëdhënie zyrtare diplomatike. Është nder dhe kënaqësi që të shërbej si Ambasadori i pestë i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe të më rikujtojnë çdo ditë për rolin që Mbretëria e Bashkuar ka luajtur në rrugëtimin e Kosovës për të fituar pavarësinë.

RelatedPosts

BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Partitë politike në Kosovë nisin sot zyrtarisht fushatën

“Ushtria po kalon në një fazë tjetër zhvillimi”/ Kosova nënshkruan marrëveshjen për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye nga prodhuesi amerikan

Trembëdhjetë vjet më vonë, ne mbesim të angazhuar dhe përkrahës si çdoherë, dhe Dita e Pavarësisë së Kosovës është moment i mirë për të reflektuar sesa progres është arritur, sidomos në inkurajimin dhe themelimin e një demokracie të re dhe moderne. Zgjedhjet e së dielës, përsëri ishin një ditë e veçantë. Pavarësisht temperaturave të ulëta dhe borës, unë pashë shumë kosovarë, të të gjitha moshave, duke ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Sot ne duhet të kujtojmë edhe të gjithë ata që kanë sakrifikuar aq shumë që populli i Kosovës të ketë mundësi të zgjedhë liderët e tij.

Zgjedhjet për nga natyra e tyre janë një garë e cila i vë në pah dallimet tona. Toni i debatit në Kosovë shumë shpesh mund të jetë i vrazhdë me sulme personale ndaj karaktereve të njerëzve. Prandaj këtë vit në Ditën e Pavarësisë është me rëndësi të rikujtojmë çka e bashkon Kosovën, a jo çka e ndan atë. Është koha që të lihen anash dallimet dhe të punohet së bashku në këtë kohë të sfidave të mëdha.

Edhe pse ishte privilegj të isha i pranishëm në zgjedhjet e së dielës, këto ishin zgjedhjet e dyta parlamentare gjatë një viti e gjysmë prejse jam Ambasador në Prishtinë. Vazhdimi i mëtejmë i garës politike në muajt e ardhshëm, rrezikon mbingarkimin e mëtejme në kohë të vështirë; pasiguria politike dhe ndasitë e mëtutjeshme do t’u japin municion vetëm atyre që dëshirojnë të nënvlerësojnë Republikën e Kosovës.

Populli i Kosovës qartazi ka votuar për ndryshim dhe gati të gjithë liderët partiakë e kanë pranuar këtë. Unë e uroj Vetëvendosjen për suksesin e tyre. Numërimi i votave dhe procesi i certifikimit nuk ka përfunduar ende, por sapo të përfundojë, do të jetë koha që partitë politike të punojnë në krijimin e qeverisë, shpejt dhe në mirëbesim. Mirëpres bashkëpunimin me qeverinë e re që të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin e qëndrueshëm në mes dy vendeve tona. Për disa parti, këto zgjedhje nënkuptojnë një periudhë në opozitë. Ky është një rol i rëndësishëm në të gjitha demokracitë – qeveritë duhet të sfidohen dhe të mbahen në përgjegjësi.

Dita e Pavarësisë në Kosovë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, si dhe për t’i nderuar këto përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë jush në këtë rrugë.

(Autori është ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Shkrimi është dërguar ekskluzivisht për KOHËN)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

17 December, 2025
Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

17 December, 2025
Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit

Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit

17 December, 2025
Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE

Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result